Gjithcka filloi ne vitin 1996, me krijimin e Mas-Torr, nje fabrike e vogel kepucesh me vendndodhje ne Korce. Sot, Mas-Torr eshte nje nga kompanite me me shume experience ne prodhimin e kepuceve ne Shqiperi. Aktiviteti kryesor I kompanise gjate ketyre viteve ka qene eksporti dhe prodhimi per tregjet e huaja, kryesisht ne Itali, Europe dhe Azi. Gjate viteve, Mas-Torr ka bashkepunuar dhe prodhuar per nje numer te konsiderueshem klientesh prestigjoze sic jane Falc, Franco Romagnoli, Guess, Dolce & Gabbana, Manor, Belle’s dhe shume te tjera.

Megjithate, prej shume kohesh, kompania eshte duke zhvendosur nje pjese te aktivitetit te saj drejt tregut vendas. Deshira per te krijuar nje linje kepucesh cilesore, autentike, dhe terheqese vetem per klientet shqiptare coi ne krijimin e Leonarch.

Leonarch eshte prodhuar dhe zhvilluar e gjitha ne Shqiperi, me materialet e cilesise me te larte te lekures italiane. Vizioni yne eshte i qarte: te stilojme dhe prodhojme kepuce qe mund t’i vishni perdite, te jene komode dhe stil.

Duke u mbeshtetur fort ne eksperiencen tone 24 vjecare, makinerite moderne te prodhimit dhe cilesise se produkteve tona kemi vetem nje qellim: Te ndiheni te kenaqur kur vishni Leonarch!